Tahiri prezanton projektin për ngrohtoren e qytetit: ulë koston e ngrohjes për 40%

VushtrriPostuar: 11:30 / 14.10.2021

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahiri ka prezantuar projektin për ngrohtoren e qytetit, e cila sipas tij, do të ulë koston e ngrohjes për 40% , ulë ndotjen e ajrit dhe do të rregulloj jetën e përditshme për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.

“Në programin tonë qeverisës kemi parashikuar ndërtimin e Ngrohtores së qytetit të Vushtrrisë. Është një prej projekteve më vitale infrastrukturore për qytetin tonë, e ulë koston e ngrohjes për 40% për të gjitha qytetarët e Vushtrrisë, sjellë punësim e zhvillim dhe ruan ambientin".

"Ngrohtorja e qytetit do të realizohet në disa faza dhe do të financohet nga fondet e IPA-së dhe të Bashkimit Evropian dhe unë angazhohem  që ky projekt të bëhet realitet për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë” ka thënë Tahiri.