Vendosen shporta përreth Liqenit të Batllavës

PodujevëPostuar: 14:55 / 23.09.2021

Komuna e Podujevës ka njoftuar se përreth Liqenit të Batllavës janë vendosur shporta për hedhjen e bërllokut.

“Gjatë ditës së sotme janë vendosur dhjetëra shporta përreth liqenit të Batllavës, me qëllim të ruajtjes së mjedisit në këtë zonë. Në ditët në vijim do të bëhet vendosja e shportave të reja edhe te parku i pishave dhe në rrugët kryesore të qytetit.

Komuna e Podujevës apelon te qytetarët për ruajtje të ambientit”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.