Drejtoria e Bujqësisë në Viti e pakënaqur me kriteret për subvencione nga ana e ministrisë

VitiPostuar: 10:44 / 14.09.2021

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti, ka shprehur pakënaqësi lidhur me kriteret të cilat i ka aplikuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për fermerët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për subvencione për kulturat bujqësore.

Pakënaqësitë e kësaj drejtorie janë në këto kultura bujqësore si:

1.Kushtëzimi i fermerëve që të ketë të deponuara në mullinj sasinë minimale prej 6000 kg;

2. Kushtëzimi i fermerëve që pronat ti kenë në emër të aplikuesit, kur dihet se shumica nga fermerët tokat i kanë në emër të pronarëve serbë dhe në emër të paraardhësve të tyre si; gjyshërit e stërgjyshërit dhe për shkak të kësaj çështje edhe nuk mund të aplikojnë edhe pse i kanë si prona të tyre faktike, e që i punojnë për shumë vite me radhë.

"MBPZhR para se t'i aplikonte këto kritere është dashtë të përcaktoj një periudhë 2-3 vjeçare, dhe të njoftoj të gjithë fermerët që brenda kësaj periudhe të barten të gjitha pronat nga fermerët juridik tek pronarët faktik dhe të kërkoj nga institucionet relevante  të shtetit që të thjeshtësoj procedurat dhe të ulë tarifat për bartje të pronave, në mënyrë që fermerët të rregullojnë dokumentet lidhur me pronat e tyre", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën 09:50 / 23.09.2021 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka thënë se beson që LDK-ja do të fitojë në Prishtinë, në zgjedhjet e 17 tetorit.