Komuna e Vushtrrisë ofron shërbime online për bashkatdhetarët

VushtrriPostuar: 12:26 / 30.12.2020

Komuna e Vushtrrisë sot ka lansuar shërbimin online për të informuar bashkatdhetarët rreth procedurave dhe shërbimeve të saj.


Drejtori i Administratës, Mehmet Selaci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se të gjithë bashkatdhetarët që i përkasin kësaj komune mund të shkruajnë në aplikacionet Viber osë WhatsApp, për tu informuar rreth heqjes apo marrjes së shtetësisë, regjistrimin e fëmijëve, lidhje të kurorës/martesës, dhe shërbime të tjera.

Sipas tij, qëllimi i tyre është shkurtimi i procedurave për bashkatdhetarët duke u dhënë informatat e sakta.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:


Bashkatdhetarë të dashur

Nga sot, ju mund të na shkruani në aplikacionet Viber ose WhatsApp, për çdo informatë që ju duhet rreth procedurave të ndryshme siç janë: Aplikimi për heqjen apo marrjen e shtetësisë, regjistrimin e fëmijëve, lidhje të kurorës/martesës, përmirësim të të dhënave dhe shërbime të tjera të kësaj zyre.


Numri kontaktues është +383 464 42000, ne, do të mundohemi që në kohë sa më të shpejt të ju përgjigjemi në pyetjen/kërkesën tuaj.

Vërejtje:

Ky shërbim vlenë vetëm për Zyrën e Gjendjes Civile, është lansuar enkas për bashkatdhetarët tanë, por normalisht që mund të përdoret nga çdo qytetar që ka pyetje/kërkesë në lidhje me shërbimet tona. Nuk pranohen telefonata në këtë numër, por vetëm kërkesat me shkrim.


Qëllimi ynë është që të ua shkurtojmë bashkatdhetarëve tanë procedurat, duke u dhënë informatat e sakta, që në rast aplikimi për shërbimet tona, ata të humbin sa më pak kohë, kohë të cilën do të mund ta kalojnë me familje e shoqëri .

Falënderim i veçantë për vushtrriasin Qendrim Merovci, që ndihmoj në realizimin e këtij projekti.

Me respektin dhe mirënjohjen më të madhe për bashkatdhetarët./Bota.sot/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...