Përurohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Bruznik të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 15:28 / 13.08.2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka bërë përurimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, ku përfitues të këtij projekti janë 105 shtëpi të këtij fshati.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë edhe nënkryetari i komunës, Afrim Namani, drejtori për Shërbime Publike Shkelzen Xhaferi, drejtorë tjerë komunal, si dhe banorë të shumtë të këtij fshati.

Me këtë rast, kryetari Xhafer Tahiri u shpreh i gëzuar që banorët e fshatit Bruznik nuk do të kenë më probleme me ujin e pijes dhe tha se sot është një ditë e gëzuar, një e premte e bardhë për Bruznikun.

“Unë dua të uroj banorët e Bruznikut, 105 familje këtu janë të kyçura në ujësjellës, jemi në pikën më të lartë dhe ka ujë dhe ka shtypje dhe dua t’i falënderoj secilin edhe kryetarin e fshatit edhe këshillin e  fshatit  dhe të gjithë të tjerët që janë angazhuar në këtë projekt dhe dua t’u uroj banoret e Bruznikut  për ujin” u shpreh kryetari Tahiri.

Krahas kësaj, kryetari Xhafer Tahiri tha se shumë shpejt fshatrat Kollë, Galicë, Dubovc dhe zonat tjera të Vushtrrisë do të bëhen me ujësjellës. /InfoKomuna/