Vushtrriasi ndez zjarr për ushqim, i del nga kontrolli dhe i përfshihen 10 hektarë

VushtrriPostuar: 10:58 / 13.08.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë një person pasi kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektarë.

Rasti ka ndodhur në Dumnicë të Vushtrrisë, të enjten në ora 15:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar”, thuhet në njoftim.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.