Kryetari i Kumanovës thotë se nuk është i infektuar me Covid-19, kërkon t’i hiqet vendimi për izolim

Postuar: 20:06 / 23.04.2020

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili javë më parë rezultoi pozitiv në testimin për coronavirus nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ thotë se në disa laboratori të vendit ka bërë testime për coronavirus.

“Të gjitha testet rezultojnë negativ. Sot nga shërbimi epidemiologjik pranë QSHP Kumanovë kërkova ‘i shqyrtojë rezultatet e testimit, me nevojë që ta përsërisë testimin dhe menjëherë ta dërgojnë kërkesën për heqjen e vendimeve për vetizolim për mua dhe anëtarët e familjes time dhe të gjithë kontaktet e mia në anketën epidemiologjike”, shkruan Dimitrievski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shpreson se kërkesa e tij do të shqyrtohet menjëherë dhe se krahas rezultateve negative në teste nuk ka as simptoma të sëmundje dhe bashkërisht me familjen janë në gjendje të mirë shëndetësore./Telegrafi/