Rindërtimi në Fushë-Krujë, merr formë lagjja e re "Rilindja"

Postuar: 11:40 / 07.06.2021

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Një prej këtyre lagjeve që tashmë ka marrë formë është ajo “Rilindja” në Fushë-Krujë, ku puna vijon pa pushim për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Kryeministri Rama publikoi sot pamje nga lagjja Rilindja në “Fushë-Krujë”, e cila po merr tashmë formë dita-ditës.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë, ju uroj një javë të mbarë, tha Rama, ndërsa publikoi pamjet.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën./ATSH/