Shtyhet fillimi i vitit shkollor në Shqipëri

Postuar: 11:49 / 20.08.2021

Viti i ri shkollor do të fillojë në 27 shtator në Shqipëri.Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi ditën e sotme.

Ajo gjithashtu shprehet se gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021”- shprehet ministrja në statusin e saj në rrjetin social.