Derbi Drita-Gjilani zhvillohet në Prishtinë

Postuar: 16:06 / 22.09.2021

Klubi i futbollit, Drita, ka njoftuar se kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës, atë të përballjes me Gjilanin, do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Siç ka njoftuar klubi nga Gjilani, ndeshja do të luhet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadiumin “Selami Osmani-Bezi” në Gjilan.

Klubi ka thënë se ky stadium nuk i plotëson kushtet për “derbi të tillë”.

Ndeshja do të luhet më 26 shtator, nga ora 15:00.