Nora e Akili në garë për medalje olimpike

Postuar: 09:36 / 26.07.2021

E hëna mund të jetë një ditë historike për Nora e Akil Gjakovën. Dy xhudistët nga Peja janë në luftë për medalje në ngjarjen më të madhe sportive, Lojërat Olimpike.

Nora pas pak paraqitet në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë. Ajo ka mposhtur holandezen Sanne Verhagen dhe sllovene Kaja Kajzer.

Tani përballë do ta ketë japonezen Tsukasa Yoshida, ndaj të cilës ka katër humbje deri më tani. Por Nora është në formë jetësore dhe do ta kërkoj finalen, përkatësisht medaljen olimpike. Ajo ka fituar medalje evropiane e botërore këtë vit dhe tani synimet janë për medalje olimpike.

Akili e nisi ditën e sukseshme me fitore ndaj Ahmed Ayash të Jemenit. E kaloi edhe zviceranin Nils Stump dhe suedezin Tommy Macias, bartësin e katërt në Botëror, në kategorinë deri 73 kilogramë. Në gjysmëfinale humbi nga mongolezi Tsend-Ochir. Tani në repesazh Gjakova takohet me azerbajxhanasin Rustam Orujov. Me Orujovin ka një fitore e katër humbje. Por Akili është i vetëdijshëm se për sukses olimpik duhet të mposht më të mirët.

Ai në pranverë ka fituar titullin evropian dhe ka shfaqur siguri gjatë së hënës. Një tjetër paraqitje e mirë do ta dërgonte Akilin në luftën vendimtare për medalje bronzi. Podiumi olimpik do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për Norën e Akilin, por edhe për gjithë shtetin e Kosovës. /Koha.net/

Komente: 0 Derbi Drita-Gjilani zhvillohet në Prishtinë 16:06 / 22.09.2021 Klubi i futbollit, Drita, ka njoftuar se kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës, atë të përballjes me Gjilanin, do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
PrishtinëKomente: 0 Prishtina prezanton Berishën 15:32 / 22.09.2021 Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, ka prezantuar sulmuesin e njohur Besart Berisha. Në prezantim, sulmuesi më i mirë në histori të Superligës së Australisë, ka thënë se ka pasur dëshirën për të ardhur në Kosovë në dy vitet e fundit, por ka...