Agim Sopi: Vlerat e teatrit duhet të maten me botën

Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga shkatërrimi i autonomisë e këtej, drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Agim Sopi e ka parë si një target që është zhveshë nga përmbajtja, dhe me të njëjtën logjikë, sipas tij ka vazhduar edhe pas luftës.

Ai më pas ka thënë se që nga pas lufta, kyinstitucion ka shërbyer si një godinë e grupacioneve. Sopi, në njëintervistë për KultPlus nuk ka lënë pa potencuar edhe atë se Kosova karegjisorë, por regjisorë që sipas tij nuk kanë arritë të krijojnë emërjashtë Kosovës, dhe, përgjatë mandatit të tij, ai ka thënë se do tësjell nga jashtë regjisorë të huaj, me të cilët do të përfitojnë edheaktorët kosovarë

KultPlus: Ju sapo jeni zgjedhur drejtor iTeatrit Kombëtar të Kosovës, përgjatë këtyre viteve që ju do ta kenimandatin si drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni, cilat do tejenë prioritet mbi menaxhimin e këtij institucioni?

Agim Sopi: Të juthem të drejtën që nga shkatërrimi i autonomisë, teatri ka qenë targeti iparë që asokohe  është zhveshë nga përmbajtja, dhe për fatin tonë tëkeq,  edhe pas luftës,  si me inercion ka vazhduar me atë logjikë, dhefatkeqësisht nuk mund të krenohemi që kemi pas një teatër vërtetëkombëtar, një institucion reprezentativ ose një pasqyrë elitarekulturore, por thjeshtë një godinë që ka shërbyer kryesisht si servis igrupacioneve, interesave të ndryshme, improvizimeve e kështu me radhë. Hapii parë i rëndësishëm në mandatin tim është synimi që teatrit t’ia kthejpërmbajtjen, t’ia kthej logjikën e profesionalizmit dhe dalë nga dalëta krijojmë një identitet. Meqë thash që teatri duhet të jetë njëpasqyrë elitare ose një pasqyrë shpirtërore e atij vendi që e prezanton,ne do të përpiqemi që teatrin ta shndërrojmë në një shtëpi tëkultivimit të dramës dhe teatrit origjinal para së gjithash, madje edhetë vlerave të përbotshme që do ti vejmë në njëfarë kompeticioni mevlerat tona, që ti masim bashkërisht. Kur e them këtë nënkuptojmë qëteatrit do të ia hapim dyert dhe do të ia hapim kufijtë edhe përkrijuesit e tjerë të verifikuar,  të rëndësishëm, të cilët do të sjellinpërvojat e veta këtu,  dhe ne thjeshtë do të masim vlerat tona me ata,dhe jo vetëm në skenën tonë,  por do të synojmë që shfaqjet tona, vlerattona ti nxjerrim jashtë dhe ti masim me vlerat e të tjerëve.

KultPlus: Të flasim tani më konkretisht se çka do të ndryshojë në teatër, dhe cilat do të jenë prurjet e këtij viti?

AgimSopi: Gjëja e parë në ligjin mbështetës për teatrin,  ne do të krijojmëhapësirë të madhe për dramën origjinale, meqenëse aspekti i regjisëteatrore tek ne çalon goxha, ne nuk kemi arrit ta krijojmë një shkollëtë vlefshme të regjisë së teatrit dhe për fatin tonë të keq,  nuk kemias elitë të regjisorëve të shkolluar të teatrit, dhe karshi këtijrealiteti ne do të sjellim regjisorë reprezentativ që do ti vejnë disalimite profesionale e estetike,  që i kanë hije këtij teatri. Këto do tëjenë pikënisje,  nën cilat vlera ky teatër nuk do të tolerohet që tëbije. Ne e kemi këtë vit 70 vjetorin e teatrit,  që është një jubile,  megjithatë i rëndësishëm për ne, kemi edhe 50 vjetorin e dramës së parëmoderne “Ervehesë”, dhe karshi 70 vjetorit do ta dizajnojmë një repertorkryesisht me tekstet më elitare të dramës shqiptare, dhe do tariinskenojmë “Ervehenë”, e Muharrem Qenës e do ta bëjmë një shfaqje,  qësado kudo të iu rikujtojmë auditorit që megjithatë kemi një traditë 50vjeçare të teatrit modern,  që nuk është pak për ne, kemi edhe njëpërvjetor tjetër shumë të rëndësishëm të letërsisë së përbotshme, qëështë 400 vjetori i vdekjes së William Shekspir, dhe së këndejmi do tainskenojmë poashtu një kryevepër të Shekspirit, në shenjë respekti përgjeniun e madh. Këto do të jenë synimet tona për skenën e madhe të këtijviti, kurse skena e vogël,  meqë edhe është krijuar si një vendtakim igjeneratave të reja, formave dhe mundësive të reja, do ti ketë dyert ehapura për të gjithë ata që sjellin një frymë ndryshe, që kanë ide qëteatri konvencional është këmishë e ngushtë për ta,  dhe së këndejmi dotë iu japim mundësi kryesisht gjeneratës së re, si të regjisorëve ashtuedhe dramaturgëve.

KultPlus: Megjithatë, konsiderohet të kemiregjisorë, sa mendoni se janë të mjaftueshëm për prurje të mira, dukepas parasysh strategjinë e juaj brenda këtij mandati?

Agim Sopi:Regjisorë të mirë kemi,  por jo të mjaftueshëm.  Dhe,  regjisorët tanëtë teatrit nuk kanë arritur ta krijojnë një autoritet jashtë kufijve tëKosovës, prandaj ne pas luftës,  fatkeqësisht pak me fajin tonë e mëshumë me fajin e tjerëve,  jemi shndërruar në një gheto, apo në njëmoçal, ku kemi krijuar një logjikë të vetëkënaqësisë, dhe kjo logjikëduhet përfundimisht të rrënohet në këtë teatër, dhe vlerat të maten mebotën.

KultPlus: Po për dramën shqipe, vazhdimisht potencohet se mungon drama e mirë shqipe, çfarë mendoni mbi këtë vlerësim?

AgimSopi: Është një perceptim i gabueshëm që ne nuk kemi dramë, ku unë edëshmoj të kundërtën, sepse kam qenë pjesë e të ashtuquajtura viteve tëarta të këtij teatri,  para luftës në kohën  e autonomisë, dhe ato vitetë arta janë sajuar dhe ato vlera asokohe janë sajuar kryesisht medramën origjinale. Ne kemi krijuar atëherë dramë dhe shfaqjeshumë të suksesshme,  madje e kemi krijuar edhe një elitë tonë tëshkrimtarëve që kanë startuar me hezitim të shkruajnë drama dhe janëshndërruar në dramaturgë shumë të njohur,  dramat e të cilëve janëluajtur edhe jashtë Kosovës. Me fjalë të tjera,  ne nuk jemi sianglezet, por megjithatë për një Teatër Kombëtar ne kemi tekste tëvlefshme të dramës,  së paku për dhjetë vitet e ardhshme.  Ne do tinxisim që të merren me këtë veprimtari,  që dramaturgët të shkruajnëdrama dhe jam i bindur që gjatë viteve të ardhshme do të kemi edhe mëshumë.
 
KultPlus: Çfarë do të bëni ju që në repertorin e këtij viti të kemi më shumë drama shqiptare?

AgimSopi: Ne në repertor të këtij vitit do ti kemi 90% të dramaveshqiptare, kjo nuk diskutohet, por edhe pas luftës ka pasur drama dheshfaqje jashtëzakonisht të vlefshme, madje edhe shfaqjet më të mira qëjanë bërë ndonjëherë duke nisur nga “Pallati i ëndrrave”, “Kutia ezezë”, “Po vjen liria”, e kështu me radhë deri të “Gishti”, pra janëshfaqje shumë të mira që janë krijuar në këtë teatër pas luftës,  pra qëjanë me tekste shqiptare. Por nuk ka pas një kontinuitet në ruajtjen evlerave, pra është krijuar një shfaqje e mirë e janë krijuar më pas pesëtë dobëta, shfaqje  inferiore. Dhe është mbuluar më pas ajo shfaqja emirë, thjeshtë nuk është parë, e ky është problem i këtij teatri,  ku netash do të përpiqemi që vlera ti bashkëngjitet vlerës,  të mosfunksionojmë me logjikën ad hoc, të improvizimit, por të bëjmë diçka tëvlefshme. 
 
KultPlus: Ju përmendët se do të sillni regjisorëprofesionist në këtë institucion, nëse mund të flasim më saktësisht,cilët do të jenë ata regjisorë që do të prezantohen përgjatë këtij viti?

AgimSopi: Ne e kemi një projekt edhe të titujve edhe të regjisorëve, porpas aprovimit të repertorit nga Këshilli Drejtues, do të bëhen publikemrat që do të angazhohen.
 
KultPlus: Të flasim edhe për aktorët rezident në Teatrin Kombëtar të Kosovës, a do të investoni në plotësimin e kësaj trupe?

AgimSopi: Ne nga gjenerata e vjetër,  me sa e di unë, kemi dikugjashtëmbëdhjetë aktorë,  dhe prej tyre, diku pesë ose gjashtë, shumëshpejt do të ikin në pension, dhe kemi dhjetë aktorë të rinj që janëpranuar vitin e kaluar. Ligji për teatrin na obligon që të kemi tëpaktën tridhjetë aktorë rezident, dhe ne do të bëjmë presion ku do tëpërpiqemi ta bindim Ministrinë e Kulturës,  që të paktën ky numër duhettë plotësohet për të funksionuar si një trupë elitare e teatrit. Dua tëju rikujtojmë se në kohën e autonomisë,  për ato vitet e arta tëteatrit,  që po flasim ne kemi pasur pesëdhjetegjashtë aktorë në trupënrezidente, e sot i kemi  njëzetepesë dhe duhet patjetër që të hapim edhenjë konkurs,  sepse deri ne fund të vitit edhe disa shkojnë në pensionku përsëri do të na mbetet një ansambël i përgjysmuar.

KultPlus:Folëm për prurjet e reja që do të vijnë në Teatrin Kombëtar të Kosovës,po buxheti që është ndarë për këtë vit,  a do të jetë i mjaftueshëm përtë gjitha këto organizime?

Agim Sopi: Fatkeqësisht unë e kamtrashëguar një buxhet që është aprovuar pa kërkesën time dhe do tëpërpiqemi të funksionojmë përbrenda këtij buxheti, ky është realitetidhe vështirë është ta ndryshojmë. Kemi një plan shumë ambicioz që ështëgoxha vështirë ta realizojmë me këtë buxhet,  por do të bëjmë çmos që tëia dalim mbanë.

KultPlus: Është fillimi i mandatit tuaj, por si janëpunët brenda teatrit, pra si po funksiononi me udhëheqësin artistik poredhe me të tjerët?

Agim Sopi: Ne jemi takuar dy herë me KëshillinDrejtues,  kurse me drejtorin artistik kam takime të përhershme, pasiqë, gati funksionojmë në të njëjtën zyre, kemi hasur ne mirëkuptim tëplotë dhe besoj që do të vazhdojë ky mirëkuptim. Shpresoj që të kemipërkrahje të vazhdueshme që të përmbushim një synim tonin , që ështësynim edhe i ministrit të kulturës,  por edhe i të gjithëve.

KultPlus: Dhe për fund, flasim për publikun, sa besoni se do të rikthehet publiku në teatër?

AgimSopi: Hapi i parë është krijimi apo rikrijimi i lidhjes e kontinuitetittë vlerave, ne do të krijojmë vlera dhe do ta krijojmë një logjikë tëhierarkisë së vlerave. Ky është obligimi ynë i parë, e karshi këtyrevlerave do të krijohet edhe publiku elitar i cili i absorbon këto vlera,publiku nuk mund të krijohet brenda natës, natyrisht që do një kohë qëtë krijohet një publik elitar i teatrit,  por shpresojmë që vlerat do tikrijojmë hap pas hapi,  qysh nga kjo javë./KultPlus.com/