Malisheva e pakënaqur me Qeverinë

Komuna e Malishevës është e pakënaqur me mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës.

Kështu pohon për InfoKomunën kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, por thotë se ka arritur t’i përmbyllë të gjitha projektet e paraparagjatë këtij mandati.

“Nuk jam fare i kënaqur me mbështetjen e deritanishme financiare nga ana e pushtetit qendrorë, përkatësisht të Qeverisë së vendit. Kemi vetëm premtime, pa asnjë mbështetje konkrete,” është shprehur Begaj.

Ai thotë se është përmirësuar dukshëm jeta e qytetarëve të Malishevës gjatë mandatit të tij.

“Investimet në infrastrukturë në përgjithësi, si ajo shkollore, rrugore, ujësjellës, kanalizime, investimet në qendrat shëndetësore dhe të tjera, ndikojnë direkt në rritjen e mirëqenies dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve,” deklaron i pari i Malishevs, Ragip Begaj.

Por, pavarësisht kësaj, thotë se vazhdon të mbetet problem përkëtë komunë papunësia, buxheti i pamjaftueshëm komunal, pastrimi i ujërave tëzeza, rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Ethet Hemorragjike Krime Kongo(EHKK).

/InfoKomuna/