Në një intervistë për EkonomiaOline, Zogaj ka thënë se nëse vendimi është negativ, do ta përdorin çdo mjet për t’i ruajtur taksat dhe fondet e kryeqytetit, duke iu referuar deklaratës së kryetarit Përparim Rama se do t’i drejtohen Kushtetueses.
Ai ka sqaruar se Kuvendi Komunal tashmë ka votuar pro bartjes së mjete vevetanake në tërësi, të cilat arrijnë vlerën e rreth 50 milionë eurosh. Zogaj ka shtuar se se e kundërshtojnë fuqishëm këtë tendencë të Ministrisë, duke shtuar se këtë mjete janë taksa të qytetarëve dhe iu takojnë vetëm qytetarëve të Prishtinës.
“Kuvendi Komunal i Prishtinës,tash së voni, ka votuar pro bartjes së mjeteve vetanake në tërësi. Kjo nënkupton diku rreth 50 milionë euro. Ky vendim i Kuvendit Komunal të Prishtinës rishqyrtohet nga Qeveria, nga ministritë përkatëse, nga Ministria e Financave”.
“Ne kemi informacione dhe po e shohim një tendencë që këto mjete, të hyrat vetanake të kryeqytetit të bllokohen,të vendosen në një fond që quhet Fondi i Kosovës dhe pastaj potencialisht të shpërndahen për projekte në tërë vendin”.
“Ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë tendencë. Po kërkojmë në vazhdimësi që mjetet vetanake të kryeqytetit, edhe të viteve paraprake, 2021 dhe 2022, t’i barten kryeqytetit sepse ato janë taksa qytetare të Prishtinës dhe iu takojnë vetëm qytetarëve të Prishtinës”.
“Akoma nuk e dimë vendimin final të Ministrisë së Financave. Po presim, kanë afat edhe diku dhjetë ditë që të na kthejnë vendimin final. Në qoftë se ky vendim është negativ për komunën e Prishtinës, ne do reagojmë dhe do të përdorim çdo mjet për t’i ruajtur taksat dhe fondet e kryeqytetit”, tha Gogaj.Përderisa gjatë ditës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Financave po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.
Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në të kundërtën ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo ankesë e Ramës nuk qëndron, meqë siç ka thënë kësaj komune çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale.