Ai thotë se Prishtina e fitoi statusin dhe identitetin e plotë, ndërkaq Kosova në shtetësinë e saj ka kryeqendër me plot kuptimin e fjalës.
Tahiri tregon për Express se çka përfiton Prishtina me miratimin e këtij Ligji dhe a zgjidhen përfundimisht problemet e Prishtinës me këtë Ligj
Express: Si e vlerësoni miratimin e Ligjit për Prishtinën në qeveri dhe si pritni të shkojë procedura deri në hyrjen e plotë në fuqi?
Tahiri: Pas afro një dekade, Prishtina më në fund po bëhet me Ligj. Ky proces ka nisur në vitin 2008, si derivat i pakos së Ahtisaarit e i normuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ky Ligj për të dytën herë po procedohet në Kuvend. Nga hera e parë kemi mësuar se një proces i stërzgjatur më shumë se një vit nga miratimi në qeveri në vitin 2009 e deri tek shkuarja në Kuvend në 2010, procesi pati humbur rrjedhën dhe se para tij më shumë patën dalë pengesa se sa zgjidhje. Diskutabile në atë kohë dhe probleme kryesore patën dalë çështjet procedurale (mungesa e deklaratës financiare), financimi shtesë i kryeqytetit të jetë 3 % apo 4 % e grantit të përgjithshëm për komunat dhe çështjet e menaxhimit të disa aseteve, specifikisht Pallatit të Rinisë. Por, edhe nga forma e organizimit aso kohe mendohej shtrirja e një zone metropolitane që në fakt nuk i gjendej zgjidhja e qartë.
Tashmë kur Ligji ka marrë rrugë përfundimtare drejt miratimit, pothuajse të gjitha çështjet diskutabile kanë marrëpërgjigje meritore. Për këtë duhet theksuar se është bërë njëpunë e madhe nga grupi punues i Ministrisë së Pushtetit Lokal; Ministrive të tjera relevante, partnerët mbështetës, nëkëtë rast programi zviceran DEMOS; dhe vetë Komuna e Prishtinës.
Personalisht dhe bashkë me ekipin e Institutit KLGI që unë e drejtoj, përgjatë gjithë procesit jemi angazhuar që qoftë përmes grupit punues apo edhe analizës së opsioneve për koncept-dokumentin ti ofrojmë Prishtinës dhe qytetarëve një Ligj funksional.
Express: Cila ka qenë rruga deri tek miratimi i Ligjit duke pasur parasysh angazhimin tuaj të plotë në këtë proces?
Tahiri: Siç e theksova më lartë, tashmë po bëhen një dekadë përpjekjesh institucionale e pse mos të themi edhe debatesh e konfrontimesh politike për këtë Ligj, debate e konfrontime këto që nuk po trajtonin esencën. Ky Ligj do të duhej tëmiratohej me pakon e re ligjore për vetëqeverisje lokale të dalë nga procesi i decentralizimit. Siç duket, aso kohe ky Ligj pasi që nuk prekte direkt të drejtat e minoriteteve nuk po shihej me nguti të miratimit. Pastaj, debati politik po kthehej në një përballje në mes niveleve të qeverisjes; qeverisë dhe komunës, që radhazi vinin nga subjekte të ndryshme politike.
Kronologjikisht, Ligji kishte këtë rrjedhë: derivat i pakos sëAhtisaarit, i normuar në kushtetutë dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të miratuar në vitin 2008, i proceduar për miratim në qeveri për vitin 2009 dhe i dërguar në Kuvend në vitin 2010, për të mos pasur epilog deri në vitin 2017. Megjithatë, duhet theksuar se nga viti 2015, MAPL, partnerët dhe unë bashkë me institucionin që drejtoj, jemi angazhuar fuqishëm që njëherë e mirë ti japim fund zvarritjes me Ligjin e Prishtinës. Tashmë kur qeveria vetëm se ka miratuar Projekt-Ligjin, pres që shumë shpejt komisionet e Kuvendit ta kenë në duart e tyre për ti dhënë rekomandimet, e përfundimisht brenda vitit të miratohet edhe në Kuvend. Edhe këto ditë kam qenë fuqishëm i angazhuar që qeveria ta procedojë sa më shpejt në Kuvend, mbetem i hapur dhe synoj ti konsultoj komisionet punuese, e po ashtu pres të kemi konsensus të gjerë dhe mbështetje nga deputetët.
Express: Pse është dashur të pritet kaq gjatë për miratimin e Ligjit për Prishtinën?
Tahiri: Mendoj se janë tri aspekte kyçe se pse ky Ligj nuk ka arritur të miratohet në afatin optimal: e para se është humbur momentumi i miratimit të tij me pakon tjetër të qeverisjes lokale; e dyta se nuk është arritur një analizë e plotë e opsioneve dhe procedurave në mënyrë që Kuvendi ta miratojë dhe e treta ka të bëjë me përplasjet politike dhe pronësinë në raport me miratimin e këtij Ligji.
Express: Çka përfiton Prishtina me miratimin e këtij Ligji dhe a zgjidhen përfundimisht problemet e Prishtinës me këtë Ligj?
Tahiri: Janë tri elemente kyçe që Ligji për Prishtinën synon ti adresojë: e para ka të bëjë me dhënien e plotë tëfunksionalitetit të shërbimeve dhe rritjen e performancës; e dyta ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe urban; dhe e treta me fuqizimin e subsidiaritetit dhe demokratizimit. Kur flasim për shërbime dhe performancë,këtu kemi parasysh fuqizimin e tre sektorëve ku Prishtina ka mbi-ngarkesë, siç janë administrata dhe shërbimet publike komunale, mbi ngarkesa në shkolla dhe çerdhe e po ashtu nëfushën e shëndetësisë.
Ky Ligj po ashtu i jep Prishtinës mundësitë më të mëdha nëvendosjen e rregullit dhe rendit përmes mbështetjes direkte tënjë departamenti të policisë për kryeqytetin. Më e rëndësishmja është granti shtesë prej 4 % të grantit tëpërgjithshëm për komuna, që i bie diku rreth 6 milionë, e po ashtu një qasje më të avancuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. E veçanta e këtij granti është që nuk prek financimin e komunave të tjera. Megjithatë, duhet theksuar se përmes Ligjit për Prishtinën zgjidhen vetëm problemet specifike të kryeqytetit. Kjo nuk siguron qasje të plotëfunksionale, e sidomos me atë që ka të bëjë me Ligjet sektoriale. Problem ende do të mbetet Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në të cilin Instituti KLGI dhe partnerët janë duke adresuar zgjidhjet dhe Ligji i Prokurimit që i pamundësojnë Prishtinës shfrytëzim të plotë dhe efikas të tëhyrave vetanake dhe një mori Ligjesh e rregullativash qëduhet trajtuar përgjithësisht për komunat nëpërmes një analize të thellë dhe reformës për qeverisje lokale.
Gjatë gjithë këtij procesi kanë qenë tri çështje kyçe mbi tëcilat është synuar hartimi i Ligjit: e para të mos rrezikohet sistemi një-shkallësh i qeverisjes; e dyta që të ketë kujdes me kompetenca të larta asimetrike për kryeqytetin dhe e treta qëtë ruhet balanci zhvillimor edhe me komunat e tjera. E vlerësoj se miratimi i Ligjit në qeveri për mua dhe ekipin qëunë drejtoj është një satisfaksion dhe fitore profesionale për punën e bërë për më shumë se një dekadë. Shtyrja e këtij Ligji ka qenë edhe zotim i imi publik që brenda 100 ditësh tëadresoj dhe të avokoj për miratim.
Mirënjohja dhe meritat kryesore që Prishtina u be me ligj i ka Kryeministrit Ramush Haradinaj që pas një serie diskutimesh profesionale, ai ndërmori hapa të shpejt në këtë proces. Me këtë vendim, Prishtina e fitoi statusin dhe identitetin e plotë, ndërkaq Kosova në shtetësinë e saj ka kryeqendër me plot kuptimin e fjalës.
Tahiri: Pas një dekade Prishtina e fitoi statusin dhe identitetin e plotë
Drejtori Ekzekutiv në Institutin për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri e ka komentuar vendimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ku u miratua projektligji për Prishtinën.