Drenoci me kullat që po i mbijetojnë kohës [Video]

Fshati i gurtë dhe mjaft i veçantë i Komunës së Deçanit, Drenoci, është një nga vendet me strukturë autentike të kullave.

Gjatë luftës, këto kulla ishin shkatërruar. Një pjesë e vendësve e kanë ruajtur dhe kultivuar këtë traditë arkitektonike dhe i kanë rindërtuar apo restauruar ato, falë edhe donacioneve të CHwB-së dhe USAID-it.

Mirëpo, jo të gjithë vendësit kanë parë perspektivë në ndërtimin e kullave, ndaj edhe i kanë rrënuar disa, që kanë qenë të prekura nga lufta.

Kësisoj, falë insistimit të organizatave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, pronarët janë vetëdijesuar për vlerat që bartin këto kulla dhe janë inkurajuar të investojnë në to duke parë interesimin e mysafirëve të huaj, dhe entuziazmin e tyre që t’i ndihmojnë edhe në restaurimin e kullës.

Rrëfimin e plotë për kullën e Isuf Mazrekajt ndiqeni në linkun e mëposhtëm: