Prof. Muhamet Alaj për sportin ka punuar edhe dy libra më herët Monografi - Hendbolli Deçanas 1956-2010 dhe "Futboli Deçanas 1930-2015" ndërsa "Zhvillimi i Kulturës Fizike dhe Sportit në Deçan mes viteve (1930-2015)" është libri i tretë.
Në ketë promovim libri të pranishëm ishin ekzekutiv komunal, deputet, përfaqësues nga MKR-së, pedagog të Kulturë Fizike, përfaqësues të klubeve sportive, sportist, drejtorë shkollash dashamir të fjalës së shkruar dhe qytetar të shumtë.
Është ky libri më titull "Zhvillimi i Kulturës Fizike dhe Sportit në Deçan mes viteve (1930-2015)" që në brendi të këtij libri pos shkrimeve të shumta të përmbledhura në ketë periudhë kohore më mbi 280 faqe libër janë edhe mbi 300 fotografi që ilustrojnë shkrimet dhe të cilat pasqyrojnë të gjitha këto aktivitete të shënuara.
Përpos të pranishmëve, recensentëve në emër të institucionit komunal këtë promovim libri e përshëndeti edhe shefi i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Avni Rexhaj. /InfoKomuna/