Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Sot, në shenjë të Ditës Botërore të Turizmit, patëm kënaqësinë të bashkëpunojmë me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe të mbështetemi nga PPSE-ja, për të promovuar vlerat e pasura të zonës së Dukagjinit.
Ministrja Rozeta Hajdari, në fjalimin e saj ka theksuar se zhvillimi i turizmit është një nga prioritetet kyçe për Ministrinë.
Vizita jonë në fshatin turistik Belle, ka treguar potencialin e madh që kemi në ofertat tona turistike.
Falënderoj Ministren Hajdari dhe të gjithë përfaqësuesit vendor dhe ndërkombëtar që ishin prezentë, duke përfshirë ambasadat e ndryshme, që e bënë këtë ditë të jetë sa më madhështore!
Shënohet Dita Botërore e Turizmit në fshatin Belle të Deçanit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi ka ndarë informacione dhe pamje nga Dita Botërore e Turizmit e cila është shënuar në fshatin Belle të kësaj komune.