Në këtë vend janë zhvilluar shumë ngjarje historike, që nga viti 1900 deri në vitin 1910, aty u mblodhën shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesit osman. Po ashtu, ky vend njihet për Kuvendin e Verrave të Llukës, Besëlidhja e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës, ndërsa historiku i Verrave të Llukës kulmoi me 1 maj 1990, ku mbi 500 mijë shqiptarë, nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare, u tubuan aty, për të kulmuar iniciativa e rinisë shqiptare, e pasuar nga intelektualët të prirë nga Anton Çetta dhe Zekrija Cana, për Pajtimin e Gjaqeve, lëvizje kjo e cila ndikoi në bashkimin e shqiptarëve dhe lëvizjen e mëvonshme për liri, demokraci dhe pavarësi.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se me këtë akt, Institucionet e Kosovës, tregojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën duan ta marrin në mbrojtje, ta promovojnë dhe tiu përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës.
"Verrat e Llukës" përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka aprovuar kërkesën e QRTK- së Pejës për përfshirjen e hapësirës Verrat e Llukës në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.Mbrojtja e përkohshme pranohet me arsyes se Verrat e Llukës karakterizohen për vlerat historike, shoqërore dhe shpirtërore, si vendndodhje historike në kuadër të kategorisë Peizazhe Kulturore.