Mbahet koncert solistik me baritonin Xhemil Rexhepi

Në kuadër të "Ditëve të Kulturës" Ferizaj 2019, mbrëmë është mbajtur koncert solistik me baritonin Xhemil Rexhepi me prejardhje nga Ferizaj, por që jeton e vepron në Milano të Italisë. Interpretimin e tij e përcolli Sugiko Chinen, pianiste nga Japonia.

Po ashtu mbrëmjen emadhështoi prezantimi i interpretueseve tjerë ferizajas si ArtaPrekadini në violinë e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Dorë Ramadani po ashtu në violinë, Nita Grubi në piano si dheAstrit Mustafa në klarinete.

Këtë koncert e ka vlerësuar tejetlart drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murai-Shabani e cila ka thënë se koncerte të tilla i kanë munguar qytetit të Ferizajt.

Po ashtu, organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” në Galerinë e Arteve,është mbajtur takimi final edicioni i konkursit të poezisë "Ora e Astritit2019", konkurs ky që u organizua për herë të tretë dhe shënonaktivitetin kryesor poetik në Ferizaj.

Nga 88 poezi konkurruese,juria në përbërje prej: Sibel Halimi - krijuese, Arsim Hamiti - studiues i letërsisë dhe Gazmend Bytyçi - krijues, zgjidhën 30 poezi, si më tëmirat.

Krijuesit nga të gjitha trevat shqiptare lexuan poezitë e tyre dhe në fund, juria shpalli rezultatet finale:

Çmimi i parë: Kaltrina Lohaj për poezinë "Zana me emnin tem"
Çmimi i dytë: Gëzim Murajza për poezinë "Stinë e thyer" dhe
Çmimi i tretë: Selvije Rexhepi -Shefkiu me poezinë "Vdekje e bardhë"
Çmimi "Pena e re" - Medina Pasoma me poezinë "Qafore rezistence". /InfoKomuna/