Mbyllet ekspozita e cila u vizitua nga shumë qytetar dhe nxënës

Nën përkujdesjen e Drejtorisë së Kulturës, Rnisë dhe Sportit u mbajt ‘Ekspozita me piktura të punuara nga artisti me aftësi të kufizuara, Bajram Morina’.

Ekspozita u hap më 28 Nëntor dhe qëndroi e hapur deri më 9 Dhjetor, 2016 në lokalet e Qendrës së Kulturës.

Kjo ekspozitë u vizitua nga shumë qytetar, e në veçanti nga nxënës të shkollave të Komunës së Fushë-Kosovës, e cila u vlerësua lart./InfoKomuna/