Drejtori i këtij festivali, Muhamet Ahmeti-Metis, tha se artistët që kanë ardhur nga vendet e largëta në Kosovë, për një javë, sa do të zgjasë aktiviteti, do të prezantojnë artin e tyre, do të njihen me artefaktet dhe kulturën tonë të lashtë dhe këto të fundit do t’i promovojnë në arenën ndërkombëtare, si dhe do të bëjnë këmbimin e eksperiencave artistike.
Të gjithë artistët pjesëmarrës, përveç aktiviteteve të tjera, në këtë ambient ku jemi, do të krijojnë vepra artistike, piktura, fotografi etj. dhe në fund të javës, më 22 shtator, do ta hapim ekspozitën kolektive.
Ndërsa, nënkryetari i komunës së Fushës-Kosovës, Besnik Osmani i shoqëruar nga drejtori për Kulturë Besnik Shala, i fascinuar me pjesëmarrjen e artistëve, tha se ky festival është një mundësi e mirë që artistët tanë të krijojnë njohje dhe bashkëpunime me artistët ndërkombëtarë. Andaj komuna e Fushë-Kosovës, aktivitetet e tilla që organizohen në nivel profesional i mbështet pa rezervë.
Në hapje dhe risi e këtij edicioni është paraqitja art trupi me modelen nga Ukraina Inaya Asya, nga artistja Mishel Valcheva nga Bullgaria. Më pastaj u paraqitën edhe disa pika skenike nga aktorët e rinj, Arbnora Ademi dhe Çlirim Shabani, si dhe vallëzim tradicional nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova.
Sponsor i Festivalit të 12-të Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART” janë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe komuna e Fushë Kosovës. Festivali do të jetë i hapur nga 17-22 shtator 2023.
Në Fushë Kosovë nisi edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”
Mbrëmë, në një ceremoni solemne, në ambientet e Holiday Resort – “Buquku”, në Sllatinë të Fushë-Kosovës, në prani të përfaqësuesve të lartë shtetërorë, krijuesve, artistëve të njohur botërorë, dashamirësve të artit dhe kulturës, studentëve dhe artdashësve, u bë hapja e Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, edicioni i 12-të.