Prezantim i suksesshëm i AKV “Naim Frashëri” në Antalia

AKV "Naim Frashëri" nga Bardhi i Madh, përfundoi me sukses pjesëmarrjen në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar “Yörük Festivali” në Antalia të Turqisë.

Valltarët e AKV “Naim Frashëri” e përfaqësuan shtetin e Kosovës në këtë festival të karakterit ndërkombëtarë duke shpalosur vlerat dhe traditat e kulturës Shqiptare. Ky ansambël arriti që me vallet shqipe, kostumin autokton si dhe performancën e shkëlqyer, të mirëpritet nga të pranishmit.

Gjithashtu ky ansambël, u radhit ndër tri Ansamblet më të kompletuara të Festivalit, me ç’rast anëtarët u nderuan me mirënjohje dhe medalje nga vetë Organizatorët e Festivalit.

Stafi udhëheqës dhe valltarët e këtij Ansambli falënderojnë kryetarin e Komunës Burim Berisha që ua mundësoi pjesëmarrjen në këtë Festival si i vetmi Ansambël nga Kosova, nënkryetarin Fadil Krasniqi si dhe drejtorin e Financave Ramadan Jashanica të cilët e mbështetën parreshtur këtë Ansambël. /InfoKomuna/