Në mesin e 12 grupeve dhe ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare, Ansambli Zëri i Kosovës ishte ndër ansamblet që la mbrapa të tjerët si me lojën ashtu edhe me koloritin e veshjeve që u paraqitën në skenë.
Ansambli Zëri i Kosovës u mirëprit dhe u duartrokit gjatë nga të pranishmit dhe mysafirë e turist të shumtë.
Koreografia e Dilaver Kryeziut solli para të pranishmëve vallet Kolazhi dhe Vallja e Babës që i dhanë një shkëlqim skenës së Strugës.
Edhe kësaj radhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sport ishte afër këtij ansambli duke i mundësuar pjesëmarrje në këtë ngjarje kulturore.
/InfoKomuna/
"Zëri i Kosovës" i sukseshëm në Festivali Mbarëkombëtar "Këngë Jeho 2017"
Festivali Mbarëkombëtar i 21-të me radhë Këngë Jeho 2017 mbajtur në Strugë, përfundoi me ndarjen e mirënjohjeve dhe vlerësime nga etnomuzikologë, artistë e koreografë nga trevat gjithë- shqiptare.