Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti një javor ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila në fjalën e saj para nxënësve ka potencuar rëndësinë e edukimit dhe aktivizimit sportiv që nga mosha e re, një garanci kjo për një jetë të shëndosh. Ne si komunë jemi tejet të kënaqur që për herë të parë kemi arritur ta sjellim në Gjakovës një aktivitet të tillë, i cili lirisht mund të them, se e ka një rëndësi të madhe, pasi sporti ndikon drejtë për drejtë në shëndetin e njeriut.
Jemi të kënaqur gjithashtu që ky aktivitet po mbahet në Gjakovë në një vit të rëndësishëm për sportin kosovar, pasi për herë të parë sportistët kosovarë kanë mundësi që të marrin pjesë në garat olimpike ndërkombëtare, ka thënë kryetarja Kusari Lila.
Ajo ka nxitur fëmijët që të merren me sport dhe të ushtrojnë në vazhdimësi, pasi vetëm ushtrimi i vazhdueshëm dërgon drejtë një ëndrre të madhe siç është ëndrra e çdo fëmije që të bëhet një kampion i madh në sportin e tij të preferuar.
Ndryshe, Java Olimpike e cila ka nisur sot do të mbyllet të premten, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të mësojnë por edhe do të garojnë në disa sporte, përfshirë këtu atletikën, futbollin, basketbollin, volejbollin, biciklizmin, bjeshkatarinë dhe orientimin në natyrë, notin, xhudon, ping pongun, gjimnastikën e të tjera.
Gjatë këtyre aktivisteve para nxënësve do të prezantohen figura të shquara të sportit kosovar, të cilët do të flasin për përvojat e tyre nëpër garat sportive.
Agjenda javore:
E martë 31 maj 2016
10:00 Gara në biciklizëm
10:00 Gara në bjeshkatari dhe orientim në natyrë
Lokacioni: Shkugëz
E merkurë 1 qershor
10.00 Kuiz sportiv
Lokacioni: Shkolla e Muzikës Prenk Jakova
12:00 Garat në vrapim
Lokacioni Qendra e Qytetit Rruga UÇK
Ora 15:00 Garat në basketboll
Lokacioni Sh.F. Zekeria Rexha
Ora 15:00 Garat në volejboll
Lokacioni: Sh.F. Zekeri Rexha
E Enjte 02 qershor
Ora10:00 Garat në futboll
Lokacioni: Stadiumi prapa Pallatit të Sporteve
Ora 10.00 Garat në Tenis
Lokacioni: Fusha e Tenisit në Gjimnazin Hajdar Dushi
E premte 03 qershor
Ora 10:00 Garat ne not
Lokacioni: Pishina Nertili
Ora 10:00 Garat në Ping Pong
Lokacioni: Pallati i Sporteve Shani Nushi
Ora 14:00
Garat në Xhudo
Prezentim i Majlinda Kelmendit
Lokacioni: Sheshi Ali Podrimja
Në vitin Olimpik, për herë të parë në Gjakovë organizohet "Java Olimpike"
Ka nisur sot në Gjakovë Java Olimpike për fëmijë një aktiviteti ky i karakterit edukativo sportiv që bashkë organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe komuna e Gjakovës.