Ky projekt mundëson përpos leximitelektronik edhe krijimin e databazës së këtij institucioni dhestatistikat tjera që kanë të bëjnë me leximin, moshat, librat dheautorët më të lexuar dhe detajet të tjera brenda një domeni dhe gjithçka në formë elektronike.
“Ky projekt po vije pas shumë programeve dhe projekteve online të zbatuara tashmë në Gjilan. Si program polansohet sot pas atij që tashmë ka filluar në shëndetësinë primare dhedo të vazhdohet edhe me programe të tjera të ngjashme. Apliko online,home Komuna, e-kiosqet, e-prokurimi, e-shendetësia dhe tash BibliotekaIme, janë projekte që Gjilanit tashmë i kanë dhënë epitetin e risive nënivel vendi, sa i përket përdorimit të teknologjisë informative nëdhënien e shërbimeve për qytetarë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, LutfiHaziri.
Kryetari Haziri Kjo i mundëson Bibliotekës ta mbaj nën kontrollë të saj librin dhe përdorimin e tyre.
“Kjo i mundëson Bibliotekës ta mbaj nën kontrollë të saj librin, përdorimin e tyre, mundëson që lexuesit që të kenë qasje në të gjithë titujt që kaky institucion, autorët dhe veprat e tyre, prindërit e fëmijëve, për tëkontrolluar statistikat e leximit të librave nga ana e fëmijëve të tyreetj. Ky program Gjilanin përsëri e vendos në kalendarin e avancimit siKomuna e parë në nivel të Republikës së Kosovës, por edhe të regjionit.Ky është një standardizim i punës së Bibliotekës dhe lehtësimin eshërbimeve”, ka thënë Haziri.
Kryetari Lutfi Haziri ka thënëpoashtu se legjislatura e zgjedhur tashmë në Kuvendin Komunal në vitin e ardhshëm do të bëjë emërtimin e kësaj Biblioteke me emrin e njeriut tëletrave shqipe, autorit të mirënjohur në nivel Kombëtar, Beqir Musliu.
Ndërsa, Gazmend Jakupi nga zyra e IT-së në Gjilan, ka thënë se ky programelektronik bibliotekaime.com, është në funksion të digjitalizimit tëshërbimeve, krijimin e lehtësirave më të mëdha dhe zgjerimin e numrit të lexuesve, duke mundësuar leximin e titujve që i posedon kjo Bibliotekënga një telefon apo paisje tjetër që ka qasje në internet.
Ndërkaq, Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës “Fan S. Noli”, ka thënë se kyprogram është një lehtësim shumë i madh për stafin që punon këtu, poredhe për krijimin e databazës së sakt për librin dhe digjitalizimintotal të librave, veoprave të ndryshme të autorëve, por edhedigjitalizimin e gjithë arkivës që ka në menagjim kjo Bibliotekë. /InfoKomuna/