Finalizimi pa sukses i konkursit të pestë për ta gjetur një udhëheqës të këtij institucioni, rezulton me më shumë se një vit qysh kur teatri nuk ka drejtor të përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”
Konkursi i fundit ishte hapur në ditën e 22-të të gushtit. Është anuluar sherri i numrit jo të mjaftueshëm të kandidatëve. Vetëm dy kandidatë ia kishin mësyrë kësaj pozite: regjisori Ekrem Sopi dhe Bekim Korça. Sipas zyrtarëve komunalë, nuk mund të thuhet se procedurat ligjore kanë përcaktuar që të anulohet konkursi.
“Rregullorja përcakton se duhet të jenë pesë kandidatë e ndër ta tre të përgjegjshëm që i plotësojnë kushtet që përcaktohen me konkurs”, ka thënë Besim Azizi, udhëheqës i personelit në Komunën e Gjilanit. Por, sipas tij, në konkursin e ardhshëm nuk do të ketë pengesa ligjore edhe nëse konkurrojnë më pak se tre kandidatë që i plotësojnë kushtet.
Teatri i Gjilanit nuk bëhet me drejtor as pas konkursit të pestë
Komuna e Gjilanit nuk ka mundur ta bëjë me drejtor teatrin e këtij qyteti as pas përpjekjes së pestë.