Në kishën e Llapushnikut të Drenicës nesër mbahet mesha e parë

Të dielën, më 9 tetor 2016, në ora 11:00, do të bëhet shugurimi i kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenicës.

Ipeshkvij e Kosovës ka bërë të ditur se, pas meshës së shugurimit, të cilën do ta udhëheq ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të ketë program kulturor dhe artistik të ansambleve dhe grupeve folkloristike  nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan lajmi.net.

Në këtë manifestim të parë në Drenicë do të marrin pjesë edhe personalitete nga Gjermania dhe Zvicër si dhe  shumë qeveritarëve, ambasadave dhe e KFORIT.

Ndërkaq, të dielave, meshën në Llaposhnik do ta drejtojë, Don Marjan Uka. /Lajmi.net