Në hapësirën prej 2.7 hektarësh, arkeologët për disa vjet me radhë kanë punuar në këtë lokacion, duke mundësuar që të krijohet një ndër vendet më atraktive për vizitorët e pasionuar pas gjetjeve arkeologjike.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të parkut arkeologjik, sot morri pjesë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe ruhet nga gjithsecili.
Sot jemi në Ulpianë, në qendrën e Dardanisë antike, pikërisht sot në ditën e Darkës së Lamës po e hapim këtë park, citon kp të ketë thënë Mustafa.
Ai tutje tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe të ruhet ngase është e jona.
Mustafa u kërkoi arkeologëve që ta studiojnë dhe të punojnë për këtë trashëgimi, dhe njëherit ai tha se Qeveria do ta rregullojë këtë fushë të trashëgimisë kulturore, ashtu siç e meriton.
Hapet parku arkeologjik "Ulpiana" në Graçanicë
Ndër lokacionet më antike në Kosovë, për të mos thënë i vetmi, qyteti i Ulpianës nga sot u hap zyrtarisht si park arkeologjik.