Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur zotimin për mbështetjen e botimit të një monografie, të cilën e ka vlerësuar tejet të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë së këtij manifestimi, i vetmi që i nderon heronjtë, dëshmorët e martirët e Gjilanit përmes vlerave kulturore.
Bashkim Nexhepi, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, që vije nga arti skenik, tha se ka qenë pikërisht Festivali i Dramës Kombëtare Talia e Flakës, që mblodhi artistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe e cila solli shfaqje, gjithmonë që frymuan shqip, me tekste të autorëve shqiptarë.
Hasan Bunjaku, doajen i gazetarisë dhe i kyçur në Flaka e Janarit që nga ditët e para të saj, ka thënë se nuk guxojmë ti harrojmë ata që e ndezën këtë flakë.
Bunjaku, duke folur për shtyllën e artit letrar, tha se ajo ishte ndër shtyllat kryesore, që e përcolli Flakën... që nga dita e parë, kurse e veçanta ishte konkursi letrar, ku defiluan qindra konkurrues.
Flaka e Janarit ka përparuar artin letrar, ka thënë Bunjaku.
Isa Jakupi, nga arti muzikor, tha se kjo nismë për monografi është dashur të vije edhe më herët dhe rikujtoi se barëtëse e aktiviteteve muzikore ishte Shoqata e Pavarur Kulturore që u formua më 1991 dhe mori nismën për ngjalljen e jetës muzikore. Sipas Jakupit, SHPK ndihmoi edhe aktivitetet tjera të Flakës... dhe përkundër se vepronte në kohë e kushte të vështira, bashkë me kolegët e Shkollës së Muzikës mbajtën gjallë aktivitetet.
Avni Behluli nga arti pamor, tha se artistët nuk duruan dhunën serbe, andaj nisën që të ngjallin jetën edhe në kushte okupimi, andaj Flaka e Janarit krah të fortë pati edhe artistët figurativë që iu bashkëngjitën manifestimit, fillimisht duke hapur ekspozitë në SHF Selami Hallaqi, më pas edhe në restorantin Kulla, SHF Abaz Ajeti, Shkolla e Muzikës, e në restornat Konaku, kurse Peneli i Flakës një armatë të tërë artsitësh./InfoKomuna/
Haziri konfirmon mbështetjen për botimin e Monografisë për Flakën e Janarit
Manifestimi shumëkulturor Flaka e Janarit që tashti ka bërë emër kudo në trojet shqiptare, mëtohet të përfshihet në një monografi, e cila mbase do të mund të botohej në ndonjërin nga përvjetorët e ardhshëm.