Sot, në një ceremoni të veçantë të organizuar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u ndanë çmimet vjetore për muzikë.
Në këtë ceremoni, morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, laureatët e çmimeve dhe juria profesionale.
Me këtë rast, ministri Shala ndau çmimin për vepër vokale-instrumentale e skenike për Mendi Mengjiqin; çmimin për vepra smfonike-koncertale për Drinor Zymerin; çmimin për vepër kamertale për Kreshnik Aliçkajn dhe çmimin për vepër kamertale për Dafina Zeqiri-Nushit.