Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin Kryetari i Komunës Haki Rugova, nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të Klubit Letrar Podguri, Flamur Gashi, këshilltar diplomatik i rajonit të Presidentit Bujar Nishani, krijues dhe shkrimtarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare.
Duke i përshëndetur të pranishmit Kryetari Rugova falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në konkursin letrarë për nder të figurës së Ibrahim Rugovës. Ju dëshiroj të gjithëve mirëseardhje për herën e dytë, faleminderit shumë për mundin dhe angazhimin qe keni ardhur sot të gjithë këtu nga të gjitha trevat shqiptare, faleminderit që keni ardhur sot në Istogun e vogël por me një zemër të madhe, edhe klubi letrat me emrin që ka Podguri por edhe çmimi i Presidentit të madh të Kosovës, liderit të Kosovës, mendoj që e vlen edhe mundi dhe angazhimi juaj, po e nderoni vetën por edhe neve, tha ndër të tjera Kryetari Haki Rugova.
Ndërkaq Kryetari i Klubit Letrar Podguri, Sadik Bicaj duke i përshëndetur të pranishmit u shpreh se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Klubin LetrarPodguri, sepse behët fjalë për një figurë të rëndësishme i cili kontribuoi në formimin e shtetit të Kosovës.
Në fund për fituesit u bë edhe ndarja e çmimeve ku çmimin e parë e fitoi poetja Hasije Selishta. /InfoKomuna/
Istog: Ndahet çmimi mbarëkombëtarë poetik "Dr. Ibrahim Rugova"
Për të dytin vit me radhë nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Haki Rugova në bashkëpunim më Klubin Letrar Podguri në Istog është bërë ndarja e çmimit mbarëkombëtar poetik Dr.Ibrahim Rugova, çmim ky i cili është ndarë për hir të punës dhe veprimtarisë së shquar të ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe i cili çmim tashmë është tradicional.