Istog: Shkolla Fillore "Martin Camaj" pajiset me inventar të ri

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Martin Camaj “ në Gurrakoc ka qenë përfituese e projektit “Furnizimi me mjete të konkretizimit dhe Laboratorë Shkencore” në bazë të marrëveshjes në mes të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (“IOM”) dhe komunës së Istogut, ku vlera e përgjithshme e projektit ka qenë 18,479.25.

Komuna e Istogut ka participuar në shumë prej 5,479.25 euro ndërsa kontributi i EU-CSP III ka qenë 13,000.00 euro. Pranim-dorëzimin e këtyre pajisjeve e bëri Nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtori i DKA-së Agim Haxhiu si dhe drejtoresha e Shkollës Mimoza Kabashi.

/InfoKomuna/