Mbahet festivali “Gurra e Folklorit Shqiptar” ne Istog

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Haki Rugova për dy ditë me radhë në shtëpinë e Kulturës në Istog është mbajtur festivali “Gurra e Folklorit Shqiptar”, në të cilin kanë marrë pjesë rapsodët më të njohur nga trojet shqiptare.

Festivalin nga afër e kanë përcjell nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtori i drejtorisë për Arsim , Kulturë , Rini dhe Sport Agim Haxhiu, si dhe dashamirë të muzikës folklorike shqipe.

Për pjesëmarrësit janë ndarë edhe shpërblime, ku tri vendet e para janë shpërblyer me çmime. /InfoKomuna/