Ky libër vjen si rezultat i kërkimeve arkeologjike që janë bërë në komunën e Istogut me qëllim të njohjes sa më të mirë të përfaqësimit të kulturave parahistorike, kulturave antike mesjetare.
Pjesë e promovimit të librit ishte edhe kryetari i komunës Haki Rugova i cili u ofroi përkrahje edhe për të ardhmen.
Ai tha se pjesa e kulturës, artit dhe trashëgimisë e meriton të përkrahet edhe më shumë, gjë për të cilën ai shprehi gatishmëri që tu ofroj në vazhdimësi përkrahje qoftë në mënyrë logjistike dhe financiare brenda mundësive buxhetore që ka komuna e Istogut.
Ndërsa autori i librit Haxhi Mehmetaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe u shpreh falënderues ndaj lexuesve për fjalët e mira për librin e tij.
Sipas tij gjatë hulumtimeve kanë ardhur në përfundim që Istogu padyshim është njëra nga komunat më të pasura dhe më të rëndësishme për trashëgimi arkeologjike.
Enver Rexhaj, drejtor i institutit Arkeologjik të Kosovës dhe njëkohësisht recensent i librit tha se falënderon kryetarin Rugova për bashkëpunimin dhe çmoj lart librin e cili vjen si rezultat i kërkimeve arkeologjike në komunën e Istogut.
Libri “Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut” është financim i komunës së Istogut në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Institutin Arkeologjik të Kosovës. /InfoKomuna/
Promovohet libri “Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut”
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova, komuna e Istogut,Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me klubin letrat “ Podguri” kanë bërë sot promovimin e librit “Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut” të autorit Haxhi Mehmetaj.