Ansamblet e trojeve shqiptare në Festivalin "Kaçaniku 2016"

Presheva, Krusha e Madhe, Struga, Tuzi, Kastrioti e Rrësheni, do të tubohen në Kaçanik në festivalin mbarëkombëtarë të shoqërive dhe ansambleve kulturore artistike “Kaçaniku 2016”.

Në takimin e mbajtur tëkëshillit organizues u tha se në të dy netët e festivalit do të ketëpërfaqësim të shoqërive nga të gjitha trojet shqiptare.

Në natën e parë të festivalit përkatësisht me 10 qershor 2016 do të performojnë këto shoqëri:

SHKA ”Shqiponja” Kaçanik
SHKA ” Presheva jehon” Preshevë
SHKA “ Bajram Curri” Krushë e Madhe
SHKA “ Jehona” Strugë.

Kurse në natën e dytë 11 qershor do të performojnë këto shoqëri:

SHKA “ Rapsha” Tuz
SHKA “ Dëshmorët e kombit” Kastriot
Ansambli “ Mirdita” Rrëshen
SHKA “ Gryka e Kaçanikut” Kaçanik. /InfoKomuna/