Biblioteka e qytetit në Kaçanik pasurohet edhe me 165 tituj të rinj shkencorë e letrar, të dhuruar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së librave, ishte drejtori për Arsim e Kulturë, Enver Kamishi, i cili u shpreh mirënjohës për librat e dhuruara.
Ai ka thënë se librat do ti dorëzohen bibliotekës së qytetit, ndërsa lexuesit do të kenë mundësinë që të pasurojnë dijen e tyre, varësisht nga fushat e studimit.
Ditë më parë, bibliotekës së qytetit iu dhuruan 455 libra shkencor enciklopedik në vlerë afër 16 mijë euro nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.
Biblioteka e Kaçanikut pasurohet edhe me 165 tituj të rinj shkencorë e letrar
Biblioteka e qytetit në Kaçanik pasurohet edhe me 165 tituj të rinj shkencorë e letrar, të dhuruar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit