Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi ka përcjellur nga afër performancën e SHKA-së Tingujt e Vendlindjes i cili e vlerësoi se qyteti i Kaçanikut ka mjaft të rijnë të cilët dinë të prezantojnë vlerat dhe traditat kulturore përmes këngëve dhe valleve të bukura shqiptare.
Nënkryetari Elezi tha se prezantimi i kulturës dhe vlerave tradicionale nëpër botë, është promovimi më i mirë i shtetit të Kosovës. Nga ana tjetër Xhevdet Hysa- udhëheqës i SHKA-së tingujt e Vendlindjes falënderoi Komunën e Kaçanikut për përkrahjen e dhënë që të kjo shoqëri të përfaqësoj Kosovën në këtë festival me karakter ndërkombëtar. /InfoKomuna/