Kryetari uroi nxënësen Leonita Raka për vendin e parë në garat e Kimisë

Kryetari i Komunës së Kaanikut, Besim Ilazi, i shoqëruar nga Zahir Doda, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, e ka përgëzuar duke e bashkëndarë gëzimin me nxënësen Leonita Raka, për suksesin e arritur në Olimpiadën e Kimisë për klasat e IX, të organizuar dhe mbajtur në Kolegjin "Mehmet Akif" në Lipjan.

Ilazi e ka uruar Leonitën për vendin e parë, para shoqeve dhe shokëve të klasës së saj, ndërkaq kanë prezantuar edhe drejtori i shkollës, Avdyl Reka, mësimdhënësi i Kimisë, Zija Kuka dhe kujdestarja e klasës, Sebahate Krasniqi-Berisha.

Ai me këtë rast ka thënë se suksesi i Leonitës na gëzon të gjithëve dhe është një shembull që duhet ndjekur të gjithë.

Ky sukses është edhe një motiv shtesë për ngritjen e cilësisë në shkollat tona, tha mes tjerash kryetari, ndërsa e ka shpërblyer nxënësen me një dhuratë modeste ashtu sikurse edhe drejtor Doda, i cili në shenjë respekti për suksesin e arritur i ka dhuruar asaj një libër të autorit Adem Demaqi.

Leonita është shpërblyer me bursë për shkollim nga organizatori i garave e po ashtu janë shpërblyer nga organizatori me certifikata dhe në të holla edhe drejtori i shkollës dhe mësimdhënësi i kimisë.

Po ashtu, me mirënjohje nga Kolegji “Mehmet Akif” është nderuar edhe Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Komunës sonë të cilën ia dhuroi Leonita drejtorit Doda. /InfoKomuna/