Në këtë shkollë është vendosur Muzeu Mobil i Kosovës, ku nxënësit kishin mundësinë që të njohin nga afër kulturën dhe traditat e vjetra kombëtare, përmes pikturës, dhe lojërave popullore.
Në kuadër të kësaj vizite, është mbajtur edhe ligjërata në lëndën e Historisë, në lëmin e Arkeologjisë. Drejtori i Shkollës Fillore “Agim Bajrami” Xhevdet Hysa tha se përmes këtij aktiviteti nxënësit e shkollës fituan njohuri të reja mbi punën praktike në lëndën e Historisë, ndërsa sipas tij këto aktivitete do të ndikojnë njëkohësisht edhe në rritjen e cilësisë në mësim.
Muzeu Mobil i Kosovës qëndroi në Shkollën Fillore "Agim Bajrami" në Stagovë
Pas rregullimit të hapësirës me standarde moderne në Shkollën Fillore “Agim Bajrami”, tashmë edhe aktivitetet e edukimit jo formal kanë zënë vend aty.