Të rinjët kaçanikas kanë vizituar Muzeun Etnologjik në Prishtinë

Në kuadër të festave të nëntorit, Komuna e Kaçanikut, përmes Drejtorisë së Arsimit dhe kulturës,-sektori për rini e sport, ka organizuar një vizitë për të rinjët kaçanikas, në Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, tha se kjo vizitë është organizuar në kuadër të aktiviteteve komunale për shënimin e festave të nëntorit. Drejtori Enver Kamishi njoftoi se në këtë vizitë kanë marrë pjesë 55 të rinjë të cilët janë njoftuar nga afër për kulturat dhe traditat e lashta shqiptare si mënyra e jetesës, veshjet tradicionale, zakonet rregullat e traditat shqiptare në përgjithësi.

Edhe të rinjët u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë, ndërsa shumica nga ta u shprehën se për herë të parë vizituan Muzeun Etnologjik në Prishtinë dhe morën shumë njohuri për të kaluarën e popullit shqiptarë. /InfoKomuna/