Ekspozita e fotografistit Arian Mavriqi

Në hollin e Shtëpisë së Kulturës u hap ekspozita e Arian Mavriqit, i cili e ka pasion fotografinë artistike.

Kjo është ekspozita e tij e dytë, i cili nëpërmjet fotografisë gjurmon të pa njohurat dhe paraqet bukuritë e rralla natyrore të komunës së Kamenicës. Mavriçi, njëkohësisht angazhohet që nëpërmjet fotografisë të jap mesazhe sociale, politike dhe filozofike.

I pranishëm në ekspozitë ishte dhe kryetari i Kamenices Begzat Sinani.