Këtë vit fokusi i punimeve do të jetë tek gërmimet midis pallatit ku fshihet mozaiku dhe kompleksit të banimit që është zbuluar vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Krahas kësaj pune, dokumentimi dhe restaurimi i gjetjeve të deritashme shihen po ashtu si prioritet i sivjetshëm për lokalitetin arkeologjik në afërsi të Klinës.
Restauruesit janë duke bërë restaurim dhe konservim të mureve tek kompleksi i banimit. Me pallat këtë punë e kemi përfunduar vitin e kaluar deri në 90 për qind të hapësirës. Edhe mozaiku është konservuar për mbrojtje preventive apo mbrojtje in situ. Këto pjesë sivjet nuk hapen, por vetëm ato që nuk janë konservuar, ka thënë arkeologu Elvis Shala.
Sipas tij, restaurimi i deritashëm i mozaikut nuk e mundëson ekspozimin e tij. Tashmë rreth 40 veta të ndarë në 4 grupe kanë nisur punën në Dresnik.
Mozaiku i Dresnikut as sivjet sështë gati për ekspozim
Mozaiku i Dresnikut edhe sivjet sështë gati për tu ekspozuar. Arkeologët nuk kanë ndonjë afat se kur do të hapet për vizitorë njëri nga lokalitetet më të rëndësishme në Kosovë.