Në mbrëmjen e të shtunës i është dorëzuar çmimi Lothar-Fische për vitin 2017 skulptores nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Leunora Salihu.
Në praninë e mbi 100 artdashësve, miqve dhe sponsorëve të muzeut, pastaj të funksionarëve të lartë të qytetit ishin të pranishëm në solemnitetin e ndarjes së çmimit Lothar-Fische për vitin 2017 që u bë në muzeun e arteve në Neumarkt. Po këtë mbrëmje aty është hapur edhe ekspozita e artistes Monika Grzymala, shkruan mittelbayerische.de
Çmimi Lothar-Fischer-Preis ndahet një herë në dy vjet dhe pas një procedure konkurrimi prej dy etapash, transmeton albinfo.ch. Së pari, një juri e jashtme nominon artistë të ndryshëm ndërsa pastaj, juria e fondacionit Lothar-Fischer e nxjerr fituesin nga numri i artistëve të nominuar.
Kësaj here, propozimet për nominim kanë ardhur nga: Dr. Nicole Fritz (Muzeu i Arteve, Ravensburg), Prof. Axel Heil (Akademie e Arteve Pamore, Karlsruhe), Dr. Thomas Heyden (Neues Museum Nürnberg), Dr. Eva Huttenlauch (Galeria e Qytetit, Lenbachhaus, München), Werner Wohlhüter (galerist) dhe fituesi për vitin 2015 i çmimit Lothar-Fischer, Stefan Rohrer.
Sipas drejtoreshës së muzeut të arteve në Neumarkt, Dr. Pia Dornacher, kanë qenë në radhë të parë formësimi fascinues dhe qasja me materialet më të ndryshme, përcaktuese për ndarjen e çmimit Leunora Salihut, përcjell albinfo.ch. Përmes materialit që ajo e përdor, si qeliku, druri dhe para së gjithash qeramika, punimet e saj mund të vihen në lidhje me veprën e Lothar Fischer-it, që ishte dhe një parakusht i përmbushur për çmimin.
Vitin e ardhshëm, duke filluar nga 17 qershori, vepra e Leunorës do të ekspozohet në po këtë muze për çfarë, artistja ka thënë se gëzohet shumë.
Çmimi *Lothar Fischer tërheq me vete edhe shumën prej 5000 eurosh.
Leunora Salihut i dorëzohet çmimi Lothar-Fischer
Sipas drejtoreshës së muzeut të arteve në Neumarkt, Dr. Pia Dornacher, kanë qenë në radhë të parë formësimi fascinues dhe qasje me materialet më të ndryshme, përcaktuese për ndarjen e çmimit Leunora Salihut.