Po ashtu në këtë ditë është kremtuar dita e SH.F.M.U në Janjevë e cila mban emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit.Etnologu e publicisti Gjeçovi ka lindur në Janjevë, ka shërbyer si mësues dhe famulltarë në shkollën e Janjevës dhe në shumë vise të tjera shqipëtare.
Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli, ka çmuar lart figurën e Shtjefën Gjeçovit, duke thënë se, ky aktivitet kulturor po i kushtohet njërit prej figurave më emblematike të kohës, e këtë vit manifestimi kushtuar Atë Gjeçovit është edhe më madheshtor pasi që pak muaj më parë u bë shenjtërimi i Nënës Terezë, bijës tonë të madhe që me punën edhe sjelljen e saj të urtë i përvetësoj miliona zemra të fëmijëve dhe të varfërve anë e mbanë Botës.
Manifestimi është mbyllur me orë letrare nga përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe anëtarëve të grupit letrar Fazli Grajqevci të Lipjanit, ndërsa, nxënësit e sh.f.m.u Shtjefën Gjeçovi, kanë shfaqur një program kulturorë.
Në Janjevë mbahet manifestimi "Gjurmë të Gjeçovit"
Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, në Janjevë, është mbajtur edicioni i 22-të me radhë manifestimi letrar kulturor Gjurmë të Gjeçovit 2016.