Në hapjen e panairit morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.
Unë ju përgëzoj në rend të parë për punën që po e bëni dhe në të njëjtën kohë, për kultivimin e vlerave të mirëfillta shqiptare, tradicionale, përmes veshjeve dhe ushqimeve, shtrojës dhe mbulojës dhe gjërave tjera nga tradita jonë, tha nënkryetari Mazreku, me rastin e hapjes së panairit, transmeton Klan Kosova.
Për punën që po bëjnë, sidomos gratë të cilat përmes artit të punimit të veshjeve dhe ushqimeve tradicionale, i ka përgëzuar edhe drejtoresha për kulturë, Blerta Krasniqi.
Drejtoresha Krasniqi, gjithashtu tha se përveç panairit, në kuadër të ditëve të mërgatës, mbahet edhe festivali folklorik Oda e Llapushës, edicioni i katërt, festival në të cilin prezantohen vlerat e mirëfillta të folklorit.
Hapet panairi artizanal në Malishevë
Në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës, sot në Malishevë, është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës në veshje, dekorime në bizhuteri, si dhe të ushqimeve tradicionale.