Nga MKRS-ja një fjalë rasti mbajti, zv/ministri Rexhep Mazreku i cili tha ”kjo ditë është më shumë peshë për Malishevën, Kosovën, dijetarët e gjuhësisë, mësimdhënësit, studentët, kolegët e Tafilit dhe familjen, në veçanti për hulumtuesit e rinj të fushës së gjuhësisë, veprës ende në dorëshkrim të Tafil Kelmendit, që t’i qasen për studim dhe botim,e t’u shërbej studentëve në të ardhmen”.
Kurse Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se ”vepra e Tafil Kelmendit, na bëri që sot të jemi së bashku dijetarë nga Tirana e Prishtina dhe dija t’i prijë këtij vendi, pasi bashkimi i dijes dhe pushkëve të lirisë si rezultat, solli dy shtete dhe një komb shqiptar”.
Me kumtesa në sesion u paraqiten:
Akademik Emil Lafe
Prof.dr.Kujtim Kapllani
Prof.dr.Qemal Murati
Prof.dr. Rami Memushaj
Prof.dr.Ragip Mulaku
Prof.dr.Emin Kabashi
Prof. Qëndrim Morina.
Në këtë sesion, studiuesit e vlerësuan lart veprimtarinë shkencore të Prof.dr. Tafil Kelmendit. U zotuan se dorëshkrimet shkencore të Prof.dr. Tafil Kelmendit do t’i botojnë, brenda këtij vit dhe vitin e ardhshëm.
Në fund me çmimin ”Dr. Tafil Kelmendi” u nderua Prof.dr.Emin Kabashi me motivacionin: Për kontributin e çmueshëm në fushën e letërsisë, dhe ndihmesën e dhënë në botimin e veprave shkencore të Pro.dr. Tafil Kelmendit. /InfoKomuna/
Malisheva me sesion shkencor, kushtuar 70-vjetorit të lindjes së Tafil Kelmendit
Sesioni shkencor, kushtuar 70 – vjetorit të lindjes së Prof.dr. Tafil Kelmendit, jetës dhe veprimtarisë krijuese, u organizua nga Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, e mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë , Rini dhe Sport e Komunës së Malishevës.