Pas 14 netësh konkurim, spektakli i talenteve të vegjël mbyll siparin e tij në ekranin e Televizionit Klan. Në skenë u ngjitën 11 konkurentë.
Pas performancave të para, juria përzgjodhi katër më të mirët, që u përballën me njëri tjetrin në sfida të drejtpërdrejta.
Në fund, mes tre zërave, i takoi Pirro Çakos, që mes lotësh, ti dorëzonte trofeun zërit më të mirë të këtij edicioni, i cili ishte, Marjana. /KultPlus.com/
Marjana Begu, fituese e 'Gjeniu i Vogël 7'
Marjana Begu, vajza nga Shkodra është fituesja e edicionit të shtatë të spektaklit Gjeniu i Vogël.

