Në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica, për herë të tetë me radhë u hap Festivali Tradicional i Komedisë-2016, ku do të marrin pjesë trupa teatrale nga të gjitha trojet shqiptare.
Pjesëmarrës ishin edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri dhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe artdashës të shumtë nga Mitrovica dhe më gjerë.
Në fjalën e tij të rastit, nënkryetari Kamberi, tha se ndihet i nderuar që është i pranishëm në hapje të festivalit të tetë me radhë të Komedisë, që mbahet në qytetin e bukur të Mitrovicës.
Unë me këtë rast dua të falënderoj organizatorët dhe artistët pjesëmarrës në festival, që gjatë gjashtë ditëve, sa do të zgjas festivali, do të na mundësojnë që së bashku të kalojmë mbrëmje të bukura me plotë humor e të qeshura, ka thënë nënkryetari Kamberi.
Ai shtoj Besoj se ky edicion i radhës i festivalit do të tregoj vlera të reja të komedisë dhe do të zbulohen talent të rinj, që në të ardhmen do të bëhen emra të njohur në Kosovë e më gjerë , tha nenkryetari Kamberi.
Natën e parë të festivalit e hapi Teatri i Ëndrrave nga Suhareka, me Komedinë Dera, të autorit dhe regjisorit Astrit Bytyqi.
Festivali do zgjas gjashtë ditë dhe në të marrin pjesë trupat teatrore nga Prishtina, Skenderaj, Kamenica, Lipjani dhe Shkodra.
Të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 19:30, në sallën e Qendrës së Kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë.
Komedia "Dera", hap edicionin e tetë të Festivalit Tradicional të Komedisë
Festivali Tradicional i Komedisë - 2016 do të zgjas gjashtë ditë dhe në të marrin pjesë trupat teatrore nga Suhareka, Prishtina, Skenderaj, Kamenica, Lipjani dhe Shkodra.