Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi e përgëzoi Shytin për librin e botuar, tha se autori Bahri Shyti është një veprimtar i devotshëm, i cili edhe pse jeton që prej vitesh në Gjermani, bashkëjeton me hallet dhe problemet e bashkëqytetarëve dhe qytetit të tij.
Dua të falënderoi të gjithë mërgimtarët , të cilët ndonëse punojnë dhe jetojnë larg atdheut, më zemër dhe mendje janë gjithmonë në vendlindjen e tyre , ka thënë Bahtiri.
Duke folur për autorin, Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XIAlbani në Suedi, dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes së Krijuesve për Mërgatë, ka thënë së Bahri Shyti dhe shumë mitrovicas e bashkëkombës të tjerë, me veprimtarinë e tyre të palodhshme po lënë gjurmë në kulturën tonë të përgjithshme kombëtare, por edhe në kulturën e shtetit ku jetojnë dhe veprojnë.
Ndërsa zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, pasi ka përgëzuar autorin për një vepër të tillë e cila do të mbetet si një thesar kombëtar, ai ka falënderuar të gjithë mërgimtarët të cilët kanë dhënë një kontribut të madhe jo vetëm në kohën e paraluftës, dhe atë të pasluftës në shtet ndërtimin e Kosovës.
Ministria e Diasporës në bashkëpunim më komunat e Kosovës ka organizuar një serë aktivitetesh kulturore - artistike për të mirëpritur mërgimtarët dukë ju dëshiruar pushime të këndshme në vendlindje shtoi tutje zëvendësministri Krasniqi.
Edhe Shpend Gjocaj nga Amerika në një fjalë rasti ka thënë se autori i këtij libri një pjesë të shkrimeve ia kushtoi vendlindjes e atdheut të tij ndaj ky libër më konkret edhe mund të quhet libër dedikuar mallit për atdheun.
Bahri Shyti ka lindur me 14 Prill 1963 në fshatin Ashlan në komunën e Vushtrrisë, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, pasi u detyrua me dhunë nga regjimi serb ta lëshoj Kosovën në vitin 1995.
Përpos iniciativës së tij për themelimin e grupit "Shqiponjat e Bayernit", Bahri Shyti merret me krijimtari letrare, gjë që u kurorzua me botimin e librit të tij të parë me poezi, "Kosovë ty të përkulem"./InfoKomuna/
Mitrovicë: Promovohet libri "Kosovë ty të përkulem"
Në Shtëpinë e kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë, në një ambient të bukur dhe në prezencë të një auditoriumi të zgjedhur dhe mërgimtarëve nga vende të ndryshme, u promovua libri Kosovë ty të përkulem i një veprimtari të devotshëm i cili jeton, punon dhe krijon në Gjermani.